Vetëm një vit pas dështimit që ta sjellin në radhët e veta mesfushorin brazilian nga Milan, Sheiku i Manchesterit, Mansour, sërish insiston që ta sjell gjatë verës duke i joshur këtë radhë mbretërit madridlën.
“Citizen” në drejtim të Realit kanë ofruar 22 milion funte plus sulmuesin togolez, Emmanuel Adebayor (vlera e të cili është 20 milion euro) i cili është i huazuar tek madridlenët.
Leite Kaka ishte transferuar verën e kaluar tek “Los Blancos” për një shumë marramendëse prej 56 milion funteve.
Por trajneri portugez i Realit, Jose Mourinho tanimë ka dhënë dritën e gjelbërt drejtuesve të klubit që ta lirojnë togolezin pas paraqitjeve jo bindëse ndërsa ai llogarit në shërbimet e brazilianit për sezonin e ardhshëm