Braziliani hyri në vend të Mesut Ozilit, në minutën e 78’, në La Romareda, dhe gjeti objektivin vetëm katër minuta më vonë.
Kaka ka qenë i lidhur vazhdimisht me një largim nga Santiago Bernabeu në këtë verë, me gjigantët Inter dhe Milan dhe francezët e Paris Saint-Germain, të gjithë të interesuar për nënshkrimin e 29-vjeçarit.
Sidoqoftë, ish-Topi i Artë 2007, gjithmonë ka insistuar se ai nuk ka plan për ta lënë kryeqytetin spanjoll dhe përsëriti qëndrimin e tij pas fitores të së dielës.
“Jam i kënaqur me fillimin tonë në ligë, kjo ditë është e rëndësishme për të gjithë ne”, tha Kaka për faqen zyrtare të Madridit. “Unë kam qenë gjithmonë i qartë, dua të jem i suksesshëm në Real Madrid.”
“Mourinho më ka thënë se ai llogarit në mua dhe unë shpresoj që t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë. Ne të gjithë jemi të gëzuar dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur me ndeshjen që luajtëm”. (LajmeShqip.com)