Juventusi ia ka bërë një ofertë në vlerë tetë milionë euro Barcelonës për shërbimet e Ibrahim Affellay.
Barcelona nuk i është përgjigjur ende. por thuhet se ata janë të hapur për bisedime lidhur me një lëvizje të mundshme të lojtarit.
Trajneri i Juventusit, Conte, tha në fundjavë se pala nga Torino do të bëjë më shumë nënshkrime në ditët e mbetura të transferimit të verës dhe ata thuhet se e shohin Afellayn të gjithanshëm, si tepër të përsosur.
25-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga PSV, në janar 2011, por e ardhmja e tij në Camp Nou është në dyshim, pas ardhjes së Cesc Fabregas nga Arsenali dhe Alexis Sanchez nga Udinese në këtë verë.
Agjenti i lojtarit, Rob Jansen, këtë muaj tha se Afellay nuk e ka ndërmend ta lë Barcelonën, por ai mund të bëjë në lëvizje pas gjithë kësaj konkurrence për vend.
Afellay, i cili ka një kontratë deri në verën e vitit 2015, aktualisht është shëruar nga një dëmtim i pësuar në humbjen 2-1 në miqësoren kundër Manchester Unitedit, gjatë parasezonit. (LajmeShqip.com)