Juventus ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion duke fituar 4-0 në fushën e Novarës. Në një ndeshje ku i ftuar nderi ka qenë Mishel Platini, bardhezinjtë kanë dominuar dhe kanë marrë një sukses që i afron më shumë me trofeun.
Gjithçka ka qenë shumë e thjeshtë për bardhezinjtë të cilët kanë shënuar dy herë me Vuçiniç, të rilindurin Borrielo dhe Vidal, i kthyer përsëri në një nga elementët më në formë të skuadrës së Kontes. Tashmë Juventusit i mjaftojnë vetëm 6 pikë në tre ndeshjet e fundit për të marrë titullin kampion, i cili në fillimin e sezonit dukej një utopi.
Milani po bën maksimumin që të shtyjë festën e rivalëve për javën e fundit, pasi ka arritur të fitojë 4-1 kundër Sienës duke ruajtur distancën prej 3 pikësh nga kryesuesit e kampionatit. Kasano ka qenë protagonist me golin e avantazhit, ndërsa ka dhënë edhe pasimin për golin e Ibrahimoviç që çoi rezultatin në 2-0. Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani ka shënuar në portën e Abiatit kur mbeteshin edhe 6 minuta lojë për të ringjallur shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv, por Noçerino dhe përsëri Ibrahimoviç kanë vulosur rezultatin e thellë 4-1 në favor të kuqezinjve.
Për t’u shënuar është lufta e ndezur për vendin e tretë që çon në Ligë e Kampioneve ku tashmë janë katër skuadra në kuotën e 55 pikëve: Napoli, Inter, Udineze dhe Lacio. Shkak për këtë renditje janë bërë fitoret 2-1 të Interit ndaj Çezenes, por sidomos suksesi 1-0 i Udinezes ndaj Lacios, që ka rihapur krejtësisht luftën për zonën Champions. Për momentin, vendin e tretë e mban Napoli për golavarazh më të mirë se rivalët. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Bolonja-Xhenoa 3-2
24′ Portanova, 38′ Ramirez, , 67′ Gariks / 59′ Palasio, 78′ Zhorkera
Atalanta-Fiorentina 2-0
11′ Denis, 51′ Bonaventura
Inter-Çezena 2-1
59′ Obi, 73′ Zarate / 57′ Çekareli
Leçe-Parma 1-2
83′ Tomoviç / 67′ Xhovinko, 78′ Paleta
Novara-Juventus 0-4
17′, 65′ Vuçiniç, 40′ Borrielo, 51′ Vidal
Siena-Milan 1-4
84′ Bogdani / 26′ Kasano, 29′, 92′ Ibrahimoviç, 90′ Noçerino
Udineze-Lacio 2-0
69′ Di Natale, 94′ Pereira
Renditja
Juventus 77, Milan 74, Napoli 55, Udineze 55, Lacio 55, Inter 55, Roma 51, Katania 47, Parma 47, Atalanta 46, Bolonja 45, Kievo 44, Siena 43, Palermo 42, Kaljari 42, Fiorentina 41, Xhenoa 36, Leçe 35, Novara 28, Çezena 22.