Gjigantët italianë, Juventus, besohet se janë në ndjekje te yllit të Tottenham, Luka Modriç.
Zonja e Vjetër e Torinos është në kërkim për të sjellë disa cilësi në skuadër këtë verë pasi që sezoni i tyre i tashëm nuk është duke shkuar mirë, dhe një ndër talentet që ia kanë vënë syrin është edhe mesfushori kreativ Modriç.
Menaxher i përgjithshëm i Juvës, Giuseppe Marotta, e ka përpiluar një listë të lojtarëve duke përfshirë Carlos Tevez nga Manchester City, Modriç nga Tottenham dhe Neymar nga Santos.
“Modric? Ai është një futbollist interesant, por ne jemi duke shikuar shumë lojtarë,” tha Marotta.
“Neymar dhe Tevez? Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, madje më të mëdhenj se të gjithë, por ne duhet të marrin në konsideratë aspektet ekonomike.”
“Për Neymar ka një interes të fortë edhe nga skuadra e Chelseas.”