Antonio Conte ka shënjëstruar anësorin e Sevillas, Diego Perotti, si kandidat i përsosur për të plotësuar boshllëkun në krahun e majtë në Torino, njofton La Gazzetta dello Sport.
Juve ka qenë prej kohësh në treg për një lojtar të ri të majtë dhe ka qenë më parë i lidhur me lojtarë si Elia Eljero i Hamburgut dhe Michel Bastos nga Olympique Lyonn.
Megjithatë, Perotti tani është prioriteti kryesor i klubit. Nnjë delegacion i Juventusit do të udhëtojë në Hannover, të enjten, për të parë Perottin në ndeshjen e play-off-it, që Sevilla e zhvillon kundër gjermanëve, dhe ata pritet të bëjnë një qasje formale për 23-vjeçarin në ditët e ardhshme.
Perotti ka një kontratë me Sevillan deri në verën e vitit 2015 dhe një ofertë prej 10 milion eurosh mund të jetë e nevojshme për të joshur atë. (LajmeShqip.com)