Agjenti i futbollistit Mario Gëtze, Dirk Hebel, pretendon se disa prej klubeve kryesore të Evropës po ndjekin nga afër mesfushorin sulmues, i cili nuk është aktivizuar te Dortmund që nga 11 dhjetori për shkak të një dëmtimi në ijë.
Hebel bëri të ditur se Junajtid dhe Juventus janë dy skuadra të cilat kanë qenë në kontakt me Gëtze por insiston se klubi nga Bundesliga nuk do të lëshojë lojtarin për më pak se 40 milionë euro.
“Unë mendoj se të gjitha klubet në Evropë janë të interesuara për Marion”.
“Unë mund të konfirmoj që unë kam pasur kontakte me Juventusin dhe Mançester Junajtid, por jo vetëm me ata”.
“Unë nuk e di nëse ai do të largohet në fund të sezonit, ju duhet të pyesni zyrtarët e Borusias. Por unë mendoj se ata nuk do të lëshojnë lojtarin, vetëm nëse arrin ndonjë ofertë në vlerë 40 milionë euro. Në Dortmund ai është ende i lumtur”, tregoi Hebel.
Spekulimet për shitjen e Gëtze filluan që në momentin kur Borusia Dortmund konfirmoi se kishte blerë Marko Reus, talentin e Mynshengladbah. (LajmeShqip.com)