Federata Japoneze e Futbollit kërkon të bindë FIFA-n të aprovojë planin për zhvillimin e një ndeshje futbolli të Kupës së Botës për Femra U-20 në Fukushima, qytetin e goditur më rëndë nga tërmeti shkatërrues i vitit të kaluar.
Zëvendëspresidenti i federatës, Kozo Tashima, tregoi se ky plan do të realizohej nëse stadiumi i këtij qyteti do të arrihej të përmirësohej dhe të përputhej me standardet e kërkuara nga FIFA.
Ndërkohë, vetë organizmi ndërkombëtar ka nxitur organizatorët e turneut që të zhvillojnë aktivitete në zonën që u godit nga tërmeti dhe cunami, në mënyrë që të tregohet mbështetje për viktimat.
Megjithatë, problematike mbetet situata e centralit bërthamor që gjendet në këtë zonë, pasi ekspertët nuk kanë dhënë ende garanci maksimale për përfundimin e rrjedhjeve toksike dhe rrezatimeve.
Kampionati Botëror i Futbollit U-20 për femra do të zhvillohet në Japoni nga data 19 gusht deri më 8 shtator të këtij viti. (LajmeShqip.com)