Jaja Ture insiston se lojtarët e Mançester Sitit do të jenë të lumtur nëse Karlos Tevez rikthehet në fushë.
Tevez aktualisht është duke zhvilluar trajnim të veçantë dhe diskutime me trajnerin Roberto Mançini, ndërsa ky i fundit e konsideron si opsion sulmues të diskutueshëm.
Ture për “Sky Sports” tha: “Karlos është një lojtar fantastik dhe unë shpresoj se ai do të vazhdojë me ne, sepse ne kemi nevojë për të”.
“Ai është një lojtar i çmendur”.
“Ai e di atë që ai ka për t’i thënë trajnerit dhe pjesës tjetër të lojtarëve”.
“Unë mendoj se të gjithë lojtarët do të jenë të lumtur nëse Karlos kthehet”, ishin fjalët e mesfushorit rreth kësaj çështje që thuajse ka kaluar në plan të dytë sukseset e skuadrës. (LajmeShqip.com)