Drejtorët e Interit janë dorëzuar sa i përket mbajtjes në “Meazza” të mesfushorit Wesley Sneijder dhe kështu dëshirojnë ta shesin atë.
“Mediaset” pohon se presidenti i Interit, Massimo Moratti, dhe bordi i tij besojnë se Sneijder e ka zemrën në Angli.
Manchester United tashmë ka shprehur gatishmërinë për të shpenzuar mbi 30 milionë funte për asin neroazzur, përderisa Chelsea, pos parave, në dorë është shprehur i gatshëm të përfshijë edhe lojtarë në marrëveshje.
Moratti tani ka urdhëruar drejtorin sportiv, Marco Branca, që të hartojë planin për zëvendësimin e Sneijderit, ndërsa ky plan e çon Interin te Samir Nasri i Arsenalit, të cilin zikaltrit tashmë e kanë kontaktuar. Nuk pritet një shitje e shpejtë e Sneijderit, pasi Moratti nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë pa e gjetur zëvendësuesin e holandezit.