Shtypi spanjoll shkruan se klubi italian Inter, tashmë i ka bërë ofertë mbretërve për brazilianin Leite Kaka.
FC Inter është në kërkim të një nënshkrimi të madh për sezonin e ardhshëm dhe kanë zgjedhur futbollistin Kaka. Ekipi neroazzur ka nisur tashmë kontakte me Real Madrid dhe ka ofruar një ofertë prej 30 milion euro, të cilat janë të pamjaftueshme për Madridin.
Real Madrid, tani për taani është duke dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të brazilianit, dhe thuhet se çmimi i tij është 40 milionë.
Edhe pse Milan, Chelsea, Manchester City, Sao Paulo dhe Korinthias, janë të interesuar në Kakanë, aktualisht i vetmi propozim zyrtar që ka ardhur në Bernabeu është Interi.
Eedhe pse ditë më parë babai i Letie Kakas, tha se i biri i tij nuk do të lëviz nga Madridi, por mediat e ndryshme shkruajnë se Galiani nuk do të heq dorë.
Gazeta Mediaset shkruan se ”Kaka do të luajë për Milanin sezonin 2011-2012, një kërkesë që do të bëhet realitet nga rosonerët.”
Si duket Galliani do t’a përdor edhe një herë strategjinë e tij të moçme, duke pritur fundin e merkatos, dhe tani të veprojë siç bëri edhe me Ibrahimoviçin, por paga vjetore prej 9 milion sa aktualisht fiton Kaka, do të jetë problem.