Andres Iniesta, mund të pezullohet në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që Barcelona e zhvillon me rivalin e përjetshëm Real Madridin.
UEFA është duke e konsideruar një ndalim shtesë me një lojë për Iniestan nën dyshimin se ka simuluar një karton të verdhë në ndeshjen e parë të ekipit të tij kundër Shakhtar Donetsk.
Nëse kështu ndodhe atëherë mesfushori Spanjoll do ta humbasë ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu më 27 prill.
Barcelona beson se Iniestas nuk do ti ndalohet asnjë lojë për shkak të qe sipas tyre lojtari nuk ka provokuar asgjë, me gjithë ketë besim të klubit Katalun, të mërkurën pritet vendimi i UEFA dhe mbetet të shihet nëse Iniesta do të luaj apo jo në ndeshjen e 27 prillit në Bernabeu.