Zlatan Ibrahimoviç e ka pritur me sportivitet lajmin e dënimit me tre ndeshje pezullim nga Federata Italiane për shuplakën në fytyrë që i dha Aronikas gjatë ndeshjes Milan-Napoli. I intervistuar nga emisioni satirik italian “Striscia la Notizia”, ku është nderuar me “Tapirin e Artë”, sulmuesi suedez ka kërkuar falje për gjestin,.
“Kam bërë një budallallëk. Ndodh, ndodh. Duhet të mësoj kur gaboj”, ishte komenti i tij. “Nuk nevojiteshin telekamerat për atë që bëra unë. Kam gabuar”.
Lojtari do të mungojë në ndeshjet e ardhshme, por Ibra nuk shqetësohet për rendimentin e Milanit. “Kam besim te skuadra. Do të bëjnë më të mirën edhe pa mua”. Në fund edhe një batutë për mikun e tij Kasano, personazh shumë i njohur për gjeste të këtij lloji. “Çfarë më tha? Ai thjesht filloi të qeshte…”. (LajmeShqip.com)