Zlatan Ibrahimoviç, i cili ishte protagonist në shkatërrimin 4-0 të Arsenalit në Ligën e Kampionëve, i bëri të qartë Robin Van Persit se ai duhet të shkojë në ndonjë klub tjetër për t’u bërë një “kampion”.
Për “The Sun”, Ibra tregoi se pse holandezi duhej ta merrte sa më parë këtë vendim. “Kur nuk fiton asgjë për disa vite, njerëzit të kuptojnë pse largohesh, ashtu siç e kuptuan edhe Çesk Fabregas”.
“Futbolli mbi të gjitha është të fitosh. Nëse nuk fiton, duhet të largohesh. Unë nuk e njoh Robin personalisht por e mbaj mend atë nga Holanda dhe ai është një lojtar i madh dhe i kompletuar. Unë nuk e di se çfarë mendon ai, por unë e di çfarë duhet të bëjë ai”.
“Unë kam bërë shumë lëvizje në jetën time – dhe të gjitha i kam marr si sfida, por kam fituar tituj me çdo skuadër, tetë tituj në tetë vjet me klube të ndryshme në vende të ndryshme”.
“Në qoftë se ju qëndron në një vend për gjithë jetën tuaj, është e lehtë për të luajtur futboll. Je në shtëpi, je në zonën e rehatisë”.
“Por në qoftë se shkon në pesë vende të ndryshme, ky është një test i vërtetë. Nëse ke sukses, bëhesh një kampion i vërtetë dhe fiton më shumë respekt”. (LajmeShqip.com)