Njëri nga lojtaret e lidhur me Liverpoolin dhe Tottenhamin, Hulk është shprehur i hapur për te kaluar në Premier League, por ai ka cituar se ai do te kaloj vetëm ne klubet që luftojnë për titull ne një interviste me GloboEsporte.
Sulmuesi i Portos insistoi se është i hapur për të kaluar ne Angli, me Liverpoolin dhe Newcastlein që janë duke planifikuar transferimin e tij.
Braziliani ka zgjuar interesimin edhe te Harry Redknapp, pas 22 golave te tij qe i ndihmuan Portos të shpallet kampion.
Hulk per GloboEsporte tha : “Premier League është një nga ligat më të forta në botë dhe unë dua të luaj atje ku mund të luftoj për tituj dhe atje ku ka plane ambicioze për të ardhmen.”
“Me pëlqen Prmier League, Bundesliga dhe Serie A, kështu që unë nuk mund te gjedhi ose veçoje kampionat, por zgjidhja ime do te bazohet më shume nga klubi se nga liga.”