Olimpik Lion ka arritur dje një nga fitoret më të thella në Ligën e Kampioneve, duke mundur 7-1 në fushën e kësaj të fundit, Dinamon e Zagrebit.
Lionit i duhej një rezultat sa më i thellë për të kualifikuar, duke parë që Ajaks, që doli me pikë të barabarta me francezët, po humbiste me Realin.
Por, ky rezultat i thellë i Lionit ka ngjallur dyshime të forta, duke parë lehtësinë e golave të shënuar.
Për më tepër, në golin e pestë të shënuar nga Lioni, kamerat kanë fiksuar edhe një moment interesant, kur një mbrojtës i Dinamos buzëqeshte me Gomis, që sapo kishte shënuar.
Ajo që e bën më të dyshimtë kualifikimin e Lionit, është edhe fakti se Ajaksit ju mohuan dy gola të rregullt me Realin, ndërsa këta të fundit kanë sulmuar deri në minutën e fundit, duke shënuar tre gola. Ajaksi mund të ishte kualifikuar edhe me një humbje 2-0.
Nuk dihet nëse do të ketë hetime për këtë, por gjitha ajo që ndodhi dje është shumë e dyshimtë dhe lë një shije të hidhur për botën e futbollit, pasi rezultate 7-1 janë të rralla.