Klubi gjerman Hertha e Berlinit është gati për miqësoren me Realin e Madridit, e cila do të zhvillohet më 27 korrik, në stadiumin El Olympiastadion, që ka një kapacitet prej 74.500 ulësesh.
Drejtori sportiv i Herthas u drejtua me këto fjalë: ”Për ndeshjen e parë të Bundesligës ne kemi shitur 15.000 bileta, por për miqësoren kundër Real Madriddit të gjitha janë shitur”.
”Loja do të jetë e mrekullueshme dhe ne jemi krenarë që e presim në stadiumin tonë Real Madridin dhe yjet si Casilias, Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema, Angel Di Maria, Mesut Ozil dhe shumë të tjerë”, ka thënë ai.