Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, ka pranuar se ka mbetur i zhgënjyer nga prova e skuadrës së tij që u ndal në barazim 0-0 në fushën e Fraiburgut.
Ekipi vendas arriti të kontrollonte më së miri bavarezët të cilët rrezikojnë që edhe këtë vit të shohin nga larg titullin kampion pasi janë të tretët në renditje.
“Ishim të ngathët në pjesën e parë. Menduam se mund të fitonim me futbollin e bukur”, u shpreh Heinkes.
“Ajo që duhej të bënim ishte t’i rezistonim me energji, duhej të luanim në mënyrë të barazvlefshme, të rritnim ritmin. Por nuk e bëmë këtë deri në pjesën e dytë, ku i vumë nën presion dhe krijuam rastet tona”.
“Kjo është ajo që duhej të bënim gjatë 90 minutave ndaj një skuadre që lufton për mbijetesë”, ishin fjalët e trajnerit të Bajernit. (LajmeShqip.com)