Gjashtë ditë para maçit të madh ndërmjet David Haye i cili ka 25 fitore, 23 me nokaut dhe një humbje dhe Vladimir Klitschko në kategorinë të rëndë i cili ka 55 fitore 49 nokaut dhe tri humbje, Haye ka filluar të lëshojë fyerje ndaj kundërshtarit të tij.
Meçi do të mbahet në Imtech Arena në Hamburg dhe do të fitojë versionet IBF, WBO dhe IBO, që i mban Klitchko dhe WBA që i mban Haye.
“Do ta godas Klitchko në mjekër, në gjoks, kraharor, në qafë. Do të doja ta godas edhe diku tjetër kur gjyqtari nuk shikon” ka thënë Haye.
“Po të ishim kafshë, unë do të isha leopard, kurse Vladimiri gomar. Deri tani nuk kam boksuar me më të mirë se Vladimiri, mirëpo ai bokson si të jetë robot” ka shtuar 30 – vjeçari, Haye.
Edhe gjashtë ditë mbetet te shihet se kush do të fitoj, Leopardi apo Gomari?