Harry Redknapp këmbëngulë se Tottenhami duhet t’i rezistojnë tundimit për paratë, kur bëhet fjalë për Luka Modriçin, në këtë verë, në qoftë se zyrtarët e klubit janë gati ta përmbushin potencialin e tyre.
Kroati Modriç është duke u gjurmuar nga Manchester United dhe Chelsea, dhe mesfushori 26-vjeçar ka pranuar se ai do të jetë i hapur për një largim nga White Hart Lane.
Por, bosi i spursave, Redknapp, ka paralajmëruar zyrtarët e klubit nuk mund të shkojnë përpara në qoftë se ata i shesin lojtarët e tyre më të mirë.
Ai tha: “Duhet siguruar se ne mund të vazhdojmë me Luka Modric, ai është një lojtar i veçantë dhe ne duhet të mbajmë atë. Në qoftë se ne shesim Lukan, ne jemi vetëm një klub i shitur në thelb”.
“Manchester United nuk do ta shesë Wayne Rooneyn, Chelsea nuk don ta shesë Lampardin apo Terryn dhe nuk keni dëgjuar njerëz të flasin për ata se do të shiten, kështu që pse duhet ne ta shesim Luka Modriçin, nëse ne jemi duke u përpjekur të jemi një klub i madh”.
“Sigurisht që ne e kemi marrë për të mbajtur atë që është kyç, tha Redknapp”.
“Ndryshe nuk mund të presim që të jemi në Ligën e Kampionëve”.
“Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi çdo vit, për shkak se të gjithë të tjerët do të përmirësohen. Ne vetëm humbëm vitin e kaluar, ne kemi mbaruar të pestët në renditje, për shkak se katër ekipet para nesh ishin vetëm pak më të fortë dhe ata do të jenë shumë më të fortë në verë”, tha ai.
“Pra, nëse ne nuk do të jemi më të fortë, atëherë ju nuk mund të prisni për t’i kaluar ata gjatë vitit të ardhshëm, kështu që ju nuk duhet të jeni një shkencëtar raketash për ta analizuar këtë storie”, ka thënë tekniku i Totenhemit.
“Ne kemi nevojë për ta përmirësuar skuadrën, ekipi në verë ka nevojë dhe për dy ose tre lojtarë të vërtetë, të cilët e kanë cilësinë. Nëse ne mund ta bëjmë këtë, dhe i mbajmë Gareth Balen edhe Lukan, si dhe të gjithë ata djem, do të kemi një të ardhme të mirë”, ka përfunduar Harry Redknapp.