“Daily Mail” thotë se Roman Abramoviç tashmë po konsideron alternativat ndaj Andre Vijas-Boas dhe është i vetëdijshëm për disponibilitetin e Gus Hidink.
Hidink, i cili është i papunë dhe dje ishte duke luajtur golf në vendlindjen e tij në Holandë, refuzoi të diskutojë për mediat një rikthim të mundshëm në Çelsi.
Holandezi ishte te Çelsi për të zëvendësuar Luiz Felipe Skolarin në vitin 2008 dhe përfundoi sezonin duke fituar FA Kupën në vitin 2009.
Ai nuk përflitet për vendet e lira manaxheriale, pasi klubi e ka një menaxher, por ai mbetet opsion i vetëm i Çelsit pasi që dihen mirë marrëdhëniet e tij me Abramoviç.
Ky i fundit ka qenë një prej sponsorëve të tij në periudhën kur drejtonte përfaqësuesen e Rusisë.
Për më tepër, vetë lojtarët do ta pranonin me qejf rikthimin e strategut holandez, duke parë se ata nuk e preferojnë më Vijas-Boas dhe kanë patur një debat të ashpër me këtë të fundit edhe në praninë e Abramoviç gjatë takimit që u zhvillua në klub të dielën. (LajmeShqip.com)