Trajneri i Udinezes, Françesko Guidolin, pret që ndeshja e sotme kundër Milanit të jetë shumë e vështirë për skuadrën e tij.
Mbajtësit e titullit kampion nuk kanë arritur të fitojnë përballë Lacio, Juventus dhe Napoli ndërsa mendohet se janë në një krizë rezultatesh, por trajneri i Udinezes nuk është i të njëjtit mendim.
Guidolin beson se ekipi i Masimiliano Alegri është një skuadër e cilësisë së lartë. “Milan meritoi të fitojë kampionatin në sezonin e kaluar dhe kushdo që thotë diçka tjetër e ka të kotë, ata përpiqen për të kontrolluar lojën menjëherë”, u tha gazetarëve Guidolin.
“Unë mendoj se ata janë një ekip që mund të konkurrojnë me të mëdhenjtë e Evropës, madje e konsideroj si një ndër ekipet më të mëdha në Evropë. Edhe ne luajmë futboll të mirë, por mund të përmirësohemi më shumë”.
“Ne jemi duke marrë pjesë këtë sezon si protagonistë, por të mbetemi në krye dhe të përpiqemi për të ecur përpara në Evropë është e vështirë”.
“Ju thoni se Milani ka mungesa? Unë po ju them se unë pres një Milan të vërtetë. Unë e di se në qoftë se ne nuk jemi të fokusuar, të vëmendshëm dhe të luajmë mirë, do të jetë shumë e vështirë ndaj tyre sepse unë nuk besoj në krizën e tyre.”
“Në fakt, unë mendoj se është një ekip i krenarisë dhe i cilësisë dhe ju mund të thoni çfarë të doni, por unë nuk do të bie pre e juaja. Unë pres një ndeshje të vështirë madje shumë të vështirë. Çdo gjë tjetër është e kotë,” tha Guidolin, skuadra e të cilit është tre pikë prapa Milanit në renditje. (LajmeShqip.com)