Shefi i Fiorentinës, Vinçenco Guerini pranon se Stevan Jovetiç mund të shitet këtë vit. Futbollist i përfaqësueses së Malit të Zi nënshkroi një zgjatje të kontratës me klubin deri në qershor të vitit 2016 në fund të sezonit të kaluar, por ka qenë i lidhur me një kalim tek Çelsi dhe Arsenali.
“Qëllimi është që të ndërtojmë një skuadër rreth këtij kampioni të vogël, por të gjithë janë për shitje”, tha Guerini për Radio “KDF”.
“Nëse një propozim i mirë është bërë, dhe është e mundur që edhe një tjetër do të mbërrijë, atëherë ne do të marrim në konsideratë”.
“Unë jam i sigurt se Jovetiç do të kthehet në një lojtar i nivelit të lartë”.
Por oferta e parë duket se nuk ka kënaqur ekipin italian që ka kthyer mbrapsht propozimin e Çelsit. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, për lojtarin malazez është bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh nga londinezët, por Fiorentina e ka refuzuar atë.
Mediat italiane aludojnë se klubi i qytetit të Firences kërkon të përfitojë të paktën 10 milionëeuro më shumë nëse do të shesë futbollistin, në mënyrë që të ketë para për të investuar te të rinj të tjerë të talentuar. (LajmeShqip.com)