Trajneri i Brcelonës, Pep Guardiola, i vlerësoi shumë dy javët që ka përpara, për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve, më 28 maj.
Trajneri i FC Barcelonës e pëlqen shumë punën e tij, duke shkuar në çdo qoshe të Spanjës, duke luftuar për t’u bërë kampion. “Më besoni, nuk është e lehtë të jesh kaq kompetitiv’, tha ai.
Trajneri mbajti një konference për shtyp dje, dhe foli për finalen e madhe në Wembley. Ai, gjithashtu, foli edhe për “Dream Team” të kohërave të ’90-ta dhe theksoi se është e vështirë të kesh atë skuadër.