Pep Guardiola ka lavdëruar “djajtë”, të cilët i konsideron ekip të jashtëzakonshëm, para përballjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj, e cila zhvillohet në Angli, në Wembley.
Guardiola përcolli skuadrën e tij, duke mposhtur Espanyolin 2-0, në derbin katalan në “Nou Camp”, të dielën, duke kaluar në vetëm një pikë afër titullit ndërsa në pozitë identike është edhe ekipi i Sir Alex Fergusonit, që më herët fitoi 2-1 në shtëpi kundër Chelseas.
“Ata luajtën ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Schalkes, me një ekip përplot rezervist dhe fituan 4-1. Kjo tregon kualitetet që kanë. Ata kanë ekip të mirë me dy formacione dhe futbollistë të jashtëzakonshëm,” deklaroi Guardiola.