Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola pas humbjes se skuadrës së tij ndaj Real Madridit prej 0:1, në finalen e Copa Del Rey, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të harrojnë humbjen.
Guardiola ka thënë se tash skuadra e tij duhet të mendojë për garat në La Liga dhe ne Champions League.
“Real Madridi shfaqi një lojë të mirë në pjesën e parë, ne në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, por nuk arritëm të shënojmë, tash na mbetet të mendojmë për garat në La Ligë dhe Champions league dhe të mos përsërisim gabimet që i bëmë.”tha Guardiola.
Reali dhe Barça, do të takohen edhe dy herë në kuadër të Champions League, në fund të këtij muaji në “Bernabeu” luhet gjysmëfinalja e parë, kurse në fillim të muajit maj, do të zhvillohet ndeshja e kthyese në “Camp Nou”.
“Gjithçka mbetet për tu parë mirëpo nuk mendoj se do ti përsërisim gabimet e bëra.” Përfundoi Guardiola.