Pep Guardiola mund të nënshkruajë kontratën e re sonte nëse Barcelona kalon Valencian. Ky lajm është publikuar sot nga portali spanjoll “El Confidencial”.
“El Confidencial” thotë se nëse Barça përparon në Kupën e Mbretit kundër Valencias në “Kamp Nou”, Guardiola do të shpallë se ai është i prirur për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Trajneri mendon se nëse ata arrijnë në finale, do të jetë një ndërlikim më pak, ndaj do ta lejojë atë të përqendrohet prapë për Barcelonën pa dhimbje koke për ndonjë eliminim.
Katalanasit do të mbeten në këtë mënyrë pretendentë për të fituar të gjithë trofetë, pasi janë në garë edhe për Kampionatin dhe Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)