Tifozët e Arsenalit janë zemëruar me vendimin e tij për shitjen e Cesc Fabregasit në Barcelonë dhe Samir Nasrit në Manchester City, në këtë verë.
Megjithatë, Guardiola ka theksuar se njerëzit nuk duhet të harrojnë çdo gjë që francezi ka bërë për klubin e tij dhe se humbja ishte si rezultat nga shitja e lojtarëve kyç.
“Ne nuk duhet të harrojmë atë që Wenger ka bërë për futbollin në përgjithësi dhe për Arsenalin në veçanti. Ata janë ende një ekip i madh, pa marrë parasysh atë që ndodhi kundër Manchesterit,” tha Guardiola në një konferencë për shtyp.
“Këto gjëra mund të ndodhin në futboll. Manchester United ka shumë lojtarë të mirë, ndërsa Arsenalit i munguan shumë lojtarë, për shkak të lëndimit.”
“Kjo humbje nuk ishte për shkak të largimit të Cesc dhe Nasri, por edhe për shkak të mungesës dhe për shkak të lëndimeve”, tha Guardiola. (LajmeShqip.com)