Cesc ka pasur trajnim një ditë të plotë dhe Guardiola refuzoi të përjashtonte një përfshirje të ish-mesfushorit të Arsenalit në ndeshjen që do të zhvillohet sonte.
“Do të shohim. Ai është trajnuar mirë dhe nuk ka nevojë për më shumë kohë. Ai mund të zgjidhet për të luajtur, por nesër do të shohim nëse ai mund të luajë 90 minuta apo jo”, ka thënë Guardiola.
“Ai është një futbollist i madh dhe luan shumë mirë, ai është një djalosh i cili ka thellësi në miratimin e tij, ka cilësitë e mira për të sulmuar dhe luan në disa pozicione.”
“Ai është këtu për të mësuar mekanizmat, konceptet, dhe është shumë i lëvizshëm e dinamik”, tha Guardiola. (LajmeShqip.com)