AS Roma u bë skuadra e parë në Serie A me pronar të huaj, pasi të enjten grupi amerikan “Fronted”, nga Boston, të udhëhequr nga biznesmeni Thomas DiBenedetto, kanë vënë pendën në letër në një blerje që ishte zvarritur për muaj.
DiBenedetto kishte arritur një marrëveshje me bankën UniCredit, në prill, për të marrë një pjesë prej 67 për qind të aksioneve të klubit, dhe amerikanët kontrollojnë 60 për qind të konsorciumit. UniCredit, do t’i mbajë 40 për qind, të cilat ia kishte marrë familjes Sensi, në këmbim për anulimin e borxhit të tyre.
“Ne kemi konstatuar të gjitha formalitetet dhe çmimi ka qenë i paguar dhe drejt i shpërndarë,” tha Roberto Cappelli, avokati UniCredit, i cili është duke vepruar si president i përkohshëm i Romës.
“Operacioni ka zgjatur nëntë muaj, si një shtatzëni e vështirë, por ne kemi arritur më në fund qëllimin tonë”, tha ai. (LajmeShqip.com)