Tiranë – Ndeshja e “shqiponjave” Kuq e zi kundër “gjelave” të Francës, vjen pas 6-të sfidave të para ku kombëtarja jonë ka arritur të grumbullojë 8 pikë, duke u renditur në vend të 5-të me 2 fitore, 2 humbje dhe dy barazime. Në ndeshjen e fundit të luajtur për këtë kompeticion, Shqipëria humbi në Bosnje me rezultatin 2-0, ndërsa Franca ka arritur një barazim në Rumani.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), në një deklarat për shtyp në lidhje me takimin, vlerësoi përgatitjen e kombëtares sonë. “Do të ndeshemi si të barabartë me Francën. Të gjithë shqiptarët të jenë me zemër të bashkuar për kombëtaren dhe kombin”, thuhet në deklaratën saj, ku i bëhet thirrje edhe tifozëve të shumtë të japin shembullin e mirë në shkallët e stadiumit.
Ajo gjithashtu njoftoi se biletat, janë shitur me një shpejtësi rrufe, ndërkohë që po punohet për të ndaluar shitjen e tyre në tregun e zi. Po ashtu , FSHF në bashkëpunimim me drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Viron Bezhani, siguruan tifozët se impianti do të jetë gati për sfidën e të premtes.
Sipas drejtorit Bezhani, fushat dhe ambientet e tjera kanë ndryshuar pamje. “Mendoj se i kemi marrë të gjitha masat. E kemi lyer të gjithë stadiumin”, tha Bezhani, i cili theksoi se, “kjo nuk mendoj se do të jetë ndeshja e fundit, prandaj do të përgatitemi edhe për ndeshjent e ardhshme”.
Edhe policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e rendit gjatë zhvillimit të takimit. Në një deklaratë për shtyp, ajo bëri me dije se gjatë ditës së sotme nga ora 14.00 deri në mesnatë do të bllokohen rrugët që të çojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia” dhe pranë stadiumit. Policia e kryeqytetit gjithashtu theksoi se do të ushtrohet kontroll i imtësishëm i tifozëve që do të hyjnë në stadium.
Kur na ndajnë dhe pak orë nga kjo sfidë, mbetet për t’u zbuluar rrjeshtimi i të dyja skuadrave në fushën e blertë. Për këtë trajneri i Shqipëris, Josip Kuzhe, i ka të qarta idetë. Ai ka vendosur përfundimisht vendosjen e Debatik Currit, në qendër të mesfushës, në krah të së cilit do të pozicionohet Ervin Bulku, kjo për të qenë më të fortë dhe më të ashpër kundrejt francezëve. Për pjesën tjetër të skuadrës, ai vendosi që portën t’ja besoj Ujkanit, i cili përpara tij do të gjej të rreshtuar Dallkun, Canën, Telin dhe Vangjelin. Në mesfushë në krahun e djathtë do të luajë Skela, ndërsa në të majtë Agolli. Dyshja e sulmit do të jetë Bogdani me Salihin, ky i fundit ka për detyrë të suportojë Skelën, në manovrën e tij sulmuese. Ndërsa në kampin francez, trajneri Loran Blank, do të vendosë për 11-shen që do të hedh në fushë vetëm pas shqyrtimit të gjendjes së lojtarëve, duke e lënë enigmë deri në momentin fundit
Formacionet e mundshme:
Shqipëria: (4.4.2), Ujkani, Dallku, Cana, Teli, Vangjeli, Curri, Bulku, Skela, Agolli, Salihi, Bogdani
Franca: (4.3.3), Loris, Sanja, Kaboul, Abidal, Evra, Matuidi, M’vila, Nasri, Maluda, Riberi, Benzema.