Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, ka përshëndetur ndikimin e Havier Hernandezit në këtë sezon.
Disa kishin dëgjuar për Hernandez para se Sir Alex Ferguson ta përfundojë operacion e tij për të nënshkruar në prill me sulmuesin, mirëpo askush nuk e dinte se do përshtatej kaq shpejt.
“Njëzet gola në sezonin e tij të parë, është e pabesueshme,” tha uellsiani veteran.
“Sa herë që ne krijojmë një shanse para golit të kundërshtarit, jemi të rrezikshëm sepse Hernandez nuk e toleron veten t’i huqë rastet, e kjo është e pabesueshme, ai po bën një ndikim fantastik brenda dhe jashtë fushës.”
“Anglishtja e tij është e përsosur, e ka ndihmuar shumë dhe qëllimi i tij është të shënojë sa më shumë gola që të jetë e mundur.”
“Ndonjëherë gjatë 90 minutave të vjen vetëm një shans dhe mund të them se Hernandez atë e shfrytëzon më së miri, sikurse rastin me Chelsean, që për 30 sekonda e mori një shans dhe e ktheu në gol.”
“Ai meriton çdo gjë që është thënë rreth tij”, ka përfunduar Giggs.