Giggs po lufton për të shpëtuar martesën e tij, më shumë se sa ka luftuar për të mbajtur gjallë karrierën e tij të gjatë tek Man United. Ylli uellsian do t′i nënshtrohet një terapie për të shpëtuar nga varësia nga seksi, siç bën të ditur The Sun dhe tabloidi vazhdon me sqarimin se me këtë lëvizje Giggs shpreson të bindë gruan e tij, Stacey, që të mos kërkojë divorcin.
Legjenda e Man Utd, 37-vjeçar, që nuk po shfaqet aspak i tillë në jetën e tij private, shpreson që ky trajtim i specializuar ta shpëtojë nga varësia e theksuar ndaj seksit tjetër, gjë që e ka çuar martesën e tij në prag te divorcit. Ylli ka pasur, sipas medieve, marrëdhënie jashtë martese me gruan e vëllait të tij, por edhe me femra të tjera si modelja, Imoxhen Tomas.
“Gigs nuk ka asnjë rrugë tjetër, tha një burim pranë lojtarit uellsian, ai i ka thënë Stacey se do të bëjë gjithçka për të mbajtur familjen të bashkuar dhe ka shtuar se do të kërkojë ndihmë profesionale për këtë problem”.
Po ashtu, mësohet se Giggs i ka ofruar 250 mijë funte të vëllait të tij, Rodri, në mënyrë që ai të mos flasë për historitë e tij me ish-gruan e Rodrit, Natashën. Rodri ka një fëmijë me Natashën dhe po pret të dytin, ndërsa e ka ndarë të shoqen.
The Sun dhe tabloidët e tjerë kanë shkruar gjerë e gjatë mbi historitë e Natashës me Giggsin dhe 3 lojtarë të tjerë të Man Utd, York, Bardsli dhe Simpson.