Ryan Giggs ka qeshur dhe njëkohësisht ka poshtëruar kritikët e Manchester United të cilët thanë që kjo skuadër momentale e djajve të kuq është më e dobëta që United ka pasur ndonjëherë në histori.
Por veterani, që po luan si 20-vjeçar, Ryan Giggs, thotë: “Ku janë ata që kritikuan?”
“Për të qenë i sinqertë, me të vërtetë nuk na kanë shqetësuar mendimet e tyre. Ne të gjithë e pranojmë se nuk kemi qenë të mirë në gjysmën e parë të sezonit, ishte një zhgënjim nga ne, por shikoni tani? A kemi ndonjë kritik, ju lutem?”, tha Ryan Giggs.
“Gjysmën e dytë të sezonit, pas Krishtlindjeve ne kemi qenë të shkëlqyer. Shfaqjet tona në fushë i kanë habitur të gjithë, posaçërisht ata që na kritikonin në çdo kohë.
“Por, ja ku jemi tani, kemi titullin e Premier League, jemi në finale të Champions Leagues? Thjesht nuk kemi të ndalur, a mund të na kritikoni tani? Po presim kritikat tuaja”, përfundoi Ryan Giggs në mënyrë të ashpër.