Blerja e verës e Juventusit ka pësuar një problem muskulor në këmbën e majtë në seancën e trajnimit dhe mund të jetë jashtë fushave për një kohë.
Giaccherini eshte lënduar në kofshën e majtë të mërkurën dhe më pas nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në minindeshjen në mes të anëtarëve të mbetur të skuadrës.
Kjo nuk është ende e qartë se sa kohë do të qëndroj jashtë 26-vjeçari por vendimi do të merret në 48 orët e ardhshme.
Giaccherini iu bashkua Juventusit nga Cesena në gjatë transferimit të verës dhe deri tani ka bërë katër paraqitje në kampionat për gjigantët e Torinos.
Juventus do të takohet me Chievon më 16 tetor. Ata aktualisht janë në krye të tabelës me 11 pikë nga pesë ndeshje. (LajmeShqip.com)