Legjenda e gjallë e klubit, Steven Gerrard ka folur për dëshpërimin e tij që ka që Man Utd e kaloj me tituj Liverpoolin, por ai tha se askush nuk duhet të brengoset, sepse ky Liverpool po kthehet më i fuqishëm se kurrë.
“Është e vështire nga ana jonë të shohim se si ata po na kalojnë me tituj pasi ne e kishim mbajtur shumë gjatë atë rekord. Por tani kjo është bërë dhe nuk mund ta ndryshojmë.”
“Gjeja e mirë për ne është se ne po kthehemi në rrugën tone dhe kurrë nuk do të dorëzohemi. Për këtë mos u brengosni.”
“Nëse na nevojitet motivim, nuk ka motivim më të madh se sa te shohësh rivalin tuaj më të madh të ju kaloj me tituj. Ne duhet ta pranojmë tani 19-18. Nuk është e rëndësishme, ne jemi Liverpooli dhe mund te krenohemi për atë që kemi bërë ne Evropë.”
“Unë dhe shokët e mi do të bëjmë gjithçka që është në duart tona për ta ndryshuar atë.”