Familja Amerikane, Glazer, që i ka në pronësi shumicën e aksioneve në Manchester Unitet, ka planifikuar ta shesë klubin anglez, gjithmonë duke iu referuar medieve angleze dhe amerikane.
Informacionet e para kanë shkruar për shitjen e ¼ e klubit, mirëpo sipas informacioneve të “Goal”, familja Glazer dëshiron ta shesë klubin në tërësi.
Sipas “Goal”, skuadra e “Djajve të Kuq” do të shitet për 695 milionë euro, gjegjësisht rreth 1 miliardë dollarë, pasi vlera e dollarit është lëkundur.
Udhëheqësit e klubit janë duke u përballur me një borxh prej 570 milionë euro, me kamatë vjetore prej 51 milionë eurosh dhe për këtë arsye familja Glazer është e detyruar ta shes skuadrën.
Familja Glazer e ka blerë skuadrën e Manchester Unitedit për 900 milionë euro në vitin 2005 dhe brenda 6 vitesh ajo pritet t’i humbë 205 milionë euro vetëm nga shitja.
Para pak kohësh, Qeveria e Katarit ka qenë e interesuar për blerjen e Unitedit, por Glazers ka kërkuar në atë kohë 1.7 miliardë funte, dhe kjo ka qenë pengesa.
Raportet e fundit vijnë dy muaj pasi u spekulua se Glazers ishin konsideruar lundrues në bursën e Hong Kongut. (LajmeShqip.com)