Duket se Ezequiel Garay, mbrojtës i qendrës (25) i Real Madridit duket shumë pranë largimit nga “merengues”-at dhe ka qenë objekt bisedash gjatë drekës së zhvilluar midis Florentino Perez dhe Beppe Marotta.
Garay luan pak, nuk konsiderohet i pazëvendësueshëm nga Mourinho dhe mund të vendoset në merkato për një shumë prej 10 milionë eurosh.
Klubi bardhezi po mendon ta sjellë atë në Torino pa e derdhur këtë shumë. Mendohet dhe punohet për një shkëmbim të tijin me Carvalho Amauri, qendërsulmues 30-vjeçar, i huazuar tek Parma. Amauri pëlqehet shumë nga Mourinho dhe paraqitjet e tij të fundit po e rrisin së tepërmi vlerën e tij të merkatos.
Garay, me shumë mundësi, mund të ndiqet edhe nga Diarra dhe Benzema, të cilët duken të gatshëm për një transferim në Torino.