Pas triumfit në Kupa Libertadores, me fanellën e Santosit, Paulo Henrique, i njohur më mirë si Ganso, do të thirret për një tjetër eveniment, atë të Kupës së Amerikës, që fillon më 1 korrik.
Ai do të veshë dhe të nderojë fanellën me numrin 10 të Seleçao-s, numër i cili ka qenë gjithmonë një simbol i rëndësishëm dhe me plot kuptim për Ganson. Duke folur për këtë çështje, ai tha: “Kam filluar të fitojë tituj, tani shpresoj të fitoj Kupën e Amerikës së Jugut. Do të jetë e mrekullueshme. Shpresoj se do të mbajë numrin magjik në fanellë, numrin 10.”
Ndërsa, super-agjenti, Ernesto Bronzetti, nuk ka asnjë dyshim: Milani do të përqendrohet kryesisht për Paulo Henrique Ganso, dhe për shkak se shpesh kur Galliani flet për një lojtar, sigurisht nuk është gjë rastësore.
“Milani shpresoj se do ta marrë Ganson. Galliani nuk i përmendë zakonisht emrat në mënyrë të rastësishme. Nëse lejohet ardhja e ekstra-komunitarit te dytë, unë mendoj se nuk do të ketë probleme” tha Bronzeti.
Klubi nga Via Turati, ka vendosur se objektivi primar është Ganso. Interesimi u rrit më tej pas paraqitjes së fundit të Gansos në finalen e Libertadores me fanellën e Santosit, ku talenti ka impresionuar drejtuesit kuq e zi.