Paulo Henrique Ganso, në një konferencë për shtyp foli për lojtarët e të kaluarës, duke treguar preferencat e tij: “Maradona ishte një lojtar i madh, por unë nuk isha në mesin e tyre kur luanin ata. Gjithashtu, edhe Zico e Pele janë të preferuarit e mi”.
Shumë i mirë ka qenë edhe Rivaldo: “Rivaldo është një lojtar majtak, stilin e tij futbollistik unë e admiroj”.
Ndërsa, Thiago Silva, i cili do të bashkohet me Lucion në mbrojtje, vlerësoi marrëdhëniet e tij me qendrorin interist, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj: “Me të jam në një kohë të mirë, kam biseduar shumë me të. Ne kemi marrëdhënie të mira me të, si në fushë ashtu edhe jashtë fushës. Unë mendoj se ne mund të bëjmë më të mirën për futbollin”.