Mesfushori i Santos, Paulo Henrike Ganso, ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në klubin brazilian.
22 vjeçari, titullar në përfaqësuesen e Brazilit, ishte objekti i një ofertë prej 8 milionë eurosh nga Porto gjatë javës së kaluar, por drejtuesit e skuadrës e hodhën poshtë duke e cilësuar “komike”.
Zërat për transferimin e Gansos u hapën edhe më shumë pas bisedimet rreth një kontrate të re të tijën ndaluan.
“Unë kam një kontratë deri në vitin 2015 me Santos dhe është vetëm në dorën e Zotit nëse unë largohem para përfundimit të saj. Unë jam i qetë dhe vazhdoj punën. Po e përsëris që jam shumë i lumtur te Santos. Shpresoj që kjo telenovela e rinovimit të mbarojë sa më shpejt”, deklaroi Ganso.
I pyetur rreth ofertës së Portos, mesfushori bëri të qartë se deri tani nuk i kishte ardhur një ofertë financiarisht e parefuzueshme dhe la të kuptonte se nëse i vinte një e tillë do të largohej.
“Mua nuk duhet të më pëlqeje oferta që i vjen klubit, por ajo që më bëhet mua, përsa i përket rrogës që mund të përfitoj. Kam patur oferta nga Porto, Korinthians dhe klube të tjera. Nëse do të dëshiroja të largohesha, do të kisha ikur tani”, përfundoi ai.
Presidenti i Santos, Luis Alvaro Ribeiro, deklaroi muajin e kaluar se Ganso mund të largohej nëse e dëshironte një gjë të tillë. Por në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se klauzola e largimit të lojtarit në kontratë është 50 milionë euro. (LajmeShqip.com)