Paulo Henrique Ganso, i shumëkërkuari nga Milani, duket se këtë verë nuk do të largohet nga Santosi, mirëpo do të përdor Kupën e Amerikës për ta tërhequr Milanin sa më shumë kah vetja.
“Italia më tërheq mua” ishin fjalët e fundit të Gansos, i cili në mënyrë kronologjike tregon dëshirën për të luajtur në Milan.
21 – vjeçari brazilian, pretendon se do të largohet në janar nga Santosi dhe e sheh Kupën e Amerikës si të rëndësishëm për këtë largim.
Ai me shokët e Milanit si: Pato, Robinho dhe Thiago Silva ka miqësi të madhe, ku edhe brazilianët e Milanit e kanë këshilluar ekipin që ta transferojë Ganson, ku sidomos Thiago Silva bëri një apel të qartë: “Merreni Ganson, mos e humbisni këtë mundësi”.
Në finalen e Kupa Libertadorës, ndaj Penarol, ku Santosi fitoi, Ganso bëri një ndeshje shumë të mirë, por tani Gallian dhe Braida duan konfirmime për të nisur sulmin e tyre të fundit në atë që quhet “Kaka i ri”.
Ganso, pas Patos dhe Ibrahimoviçit, shumë tifozët dhe ekspertë e kanë sugjeruar tashmë këtë sulm. Tani do të shohim nëse ky sulm do të bëhet me të vërtetë.