Zv/presidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se kampionët e Serie A kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit për një lëvizje të mundshme në Itali, mirëpo kanë marrë një përgjigje të shpejtë se Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë lojtarin.
Kampionet e Italisë janë të etur për të shtuar gjak të freskët në mesfushën e tyre dhe atë e shohin si ideal për skuadrën.
Megjithatë, agjenti i Alcantaras, Giovanni Branchini ishte i shpejtë për t’ua bërë të qartë se Barcelona nuk e ka për qëllim shitjen e të riut premtues.
“Unë kam folur me agjentin e Thiago Alcantaras, Giovanni Branchini, i cili është në Forte Dei Marmi me pushime, dhe kam kuptuar se Barcelona nuk do të shesin atë”, tha Galliani në një konferencë shtypi, raportohet nga Corriere della Sera.
Alcantara bëri debutimin e tij të parë në ekipin e Barcelonës në maj 2009 dhe është parë si një nga talentet më të mëdhenj në kontinent. Mesfushori bëri paraqitjen e parë me kombëtaren në nivel të lartë për Spanjën, në miqësore, javën e kaluar kundër Italisë.
Raportet e fundit bëjnë të ditur se Roma është e interesuar ta marrë në huazim mesfushorin, por është e pamundur që Barcelona do ta lë të shkojë Alcantaran. (LajmeShqip.com)