Bosco Leite, babai i Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur më mirë nga të gjithë si yll me katër shkronja të arta Kaka, ka qenë i pranishëm dy herë në zyrat e Via Turatit.
Prandaj, është normale të ketë zëra për një rikthim të mundshëm të Rickyt tek Milani, por sot Adriano Galliani i kapur nga gazetarët jashtë zyrave të Milanit, foli me ata që të entuziazmuar presin rikthimin e Rickyt.
“Bosco Leite ishte në zyrë për të diskutuar mbi të ardhmen e Digao. Tani mungon vetëm firma e djalit, por është arritur marrëveshja. Ne nuk kemi biseduar për Kaka. Një transferim i Rikardos është i mundur nga mediet spanjolle, mirëpo ato ndryshojnë nga këto në Itali” tha Galliani.