Pas Andri Shevçenkos, duket se ka ardhur momenti i rikthimit të Rikardo Kakasë në Milano. Administratorit të Milanit, Adriano Galiani, i ka shkrepur në kokë të veshë sërish brazilianin kuq e zi, duke djegur kështu konkurrencën e klubit të Interit.
Planin e rikthimit të Kakasë në Milano e ka zbardhur dje e përditshmja italiane “Tuttosport”, sipas së cilës, zv/presidenti i kuqezinjve i ofron Realit të njëjtin sistem pagese, si në rastin e transferimit të sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq nga Barcelona, pra shlyerjen e vlerës së kartonit me tri këste.
Për momentin, ky operacion duket mjaft i komplikuar, për shkak se Real Madridi nuk heqë dorë nga Kaka për më pak se 45 milionë euro.