Mesfushori i Argjentinës u bashkua me skuadrën italiane në ditën e fundit të afatit kalimtar, për një huazim përgjatë sezonit 2011/12, pasi shërbimet e tij për trajnerin Mourinho konsideroheshin si tepricë.
Roma ka bërë një numër të nënshkrimeve në këtë verë, duke përfshirë Maarten Stekelenburg, Erik Lamela, Miralem Pjaniç dhe Simon Kjaer, në një përpjekje për të fituar Serie A, dhe Gago po pret për të luajtur një rol të rëndësishëm në projektin e ri.
25-vjeçari tha për AP: “Unë shpresoj për të fituar një vend të rregullt në ekip, por do të jetë trajneri ai që vendosë”.
“Unë besoj se De Rossi dhe unë mund të luajmë së bashku.”
“Jam shumë i lumtur të luaj për Romën,” shtoi ai. “Kjo skuadër është një nga klubet më të rëndësishme në Evropë, më pëlqen projekti i tyre dhe shpresoj se mund të bëjë më të mirën në këtë skuadër”. (LajmeShqip.com)