Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 11:02

Elidon dhe Erion Bilali janë dy të rinj që nga azilkërkues janë pranë që të nënshkruajnë me skuadrën e Bundesliga 2, Armenia Bilefeld.

Është kjo historia e një 18-vjeçari që ka zënë vend në mediat gjermane javën e fundit.

Ato shkruajnë për shqiptarin dhe vëllanë e tij 15 vjeçar, që shkuan një muaj më parë si azilkërkues në Gjermani dhe tashmë janë shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me Arminia Bilefeld.

Kjo është historia e dy të rinjve jetimë mund të shërbente mjaft mirë edhe për një skenar filmi dhe këtë mund ta kuptoni nga rrëfimi prekës dhe shpresëndjellës i Elidon Bilalit.

Më poshtë e keni të plotë intervistën e Elidonit të dhënë për Panorama Sport.

Elidon, kur keni shkuar në Gjermani?

Nuk kam shumë. Në fakt, vetëm më 9 korrik kisha biletën dhe u nisa në Gjermani si azilkërkues.

Në cilin qytet qëndruat fillimisht?

Në Duseldorf. Erdha bashkë me vëllain tim, Erionin.

Si shkoi rrugëtimi?

Udhëtimi shkoi mjaft mirë. Por të lehtë pa dyshim nuk e kishim. Pasi që të dy jemi të vegjël.

Ju jeni 18 vjeç, ndërsa vëllai vetëm 15 vjeç. Si e morët vendimin që të shkonit në një vend të huaj?

E kishim të vështirë, por e ardhmja nuk na premtonte asgjë në Shqipëri. Lamë vendin tonë për Gjermaninë. Megjithatë duhej të vinim, për një të ardhme më të mirë.

Çfarë synonit të bënit me të mbërritur në Gjermani?

Të luaja futboll. Me shpresën që të bëhem dikush.

Në cilin kamp u akomoduat fillimisht?

Në fillim ishim në kampin e Dortmundit, atje qëndruam 7 ditë.

Më pas?

Më pas na doli transferimi për në Reeser, tjetër qytet gjerman. Pra, nga një kamp azilkërkuesish kaluam në një tjetër.

Po kushtet si ishin?

Këtu ku jam unë kushtet janë shumë të mira. Dhe nuk kemi shumë azilkërkues. Pra, nuk ka mbipopullim.

Ok, po oferta për të luajtur futboll si erdhi?

Është disi interesante, në fakt. Pasi mbërritëm në Reeser, na u desh të qetësoheshim fillimisht. Erdhëm shumë vonë në mbrëmje, ndaj ramë për të fjetur menjëherë, bashkë me vëllain gjithnjë. Mëngjesi i së nesërmes zgjoi shpresat tona.

Pse, çfarë ndodhi?

Sapo u zgjova, hapa “Google maps” dhe nisa të kërkoja për një fushë ku të paktën të bëja stërvitje. Dhe pranë kampit ishte një e tillë. Shkova dhe atje po kryente stërvitje një ekip i ligave inferiore gjermane, SV Horizont Internacional. Edhe pse isha me rroba stërvitjeje, aty u ndala dhe po ndiqja stërvitjen e kësaj skuadre. Në ato momente më erdhi një top aty afër dhe fillova që të bëja palexho, gjë që tërhoqi vëmendjen e trajnerit. E pa që e kontrolloja mirë topin. Ai quhet Kris Terhart.

Më pas?

Më kërkoi që të nisja stërvitje që të nesërmen, sigurisht për t’iu nënshtruar një prove.

Ok, e nisët me një provë. Por si shkuan bisedimet deri tek Arminia Bilefeld?

Pas një jave stërvitje, SV Horizont Internacional kishte ndeshje miqësore me SV Rees. Skuadra ime po humbiste 0¬ 2. Aty u aktivizova unë dhe për 35 minuta lojë unë shënova 3 gola. Ndeshja u përmbys dhe ne fituam me shifrat 4-2. Që nga ai moment gazetat gjermane kanë nisur që të shkruajnë për mua. Dy javë më vonë kishim një tjetër takim testues, këtë herë me Fortuna Milingen, edhe ky ekip i ligës së gjashtë. Në atë sfidë isha titullar. Humbëm 6-4, por të katërt golat i shënova unë. Aty kishte shumë kamera dhe spektatorë, pikërisht aty erdhi një “shkëndijë” nga Bilefeld. Fitova duartrokitjet e para të tifozëve.

Kush po merret me negociatat?

Trajneri, i cili tani është menaxheri im. Ai ka nisur bisedimet me Arminia Bilefeld. Ai po merret me gjithçka. Ka marrë përsipër që të më japë shansin të hedh hapin e madh në futboll. Është personi që po më ndryshon jetën.

Elidon, përveç futbollit, shkollën po e vazhdoni?

Vëllai po, ndërsa unë jo. Jam shumë i angazhuar me stërvitjet dhe koha nuk më premton që të nis edhe studimet.

 

Ok, po me gjermanishten si jeni?

Pak, merrem deri diku vesh. Por nuk mjafton. Megjithatë di anglisht dhe kuptohem.

Jeni produkt i klubit të futbollit Tirana dhe deri një sezon më parë ishit pjesë e U19?

Po, kam qenë pjesë me të rinjtë. Trajner prej tre vitesh kam pasur Hyqmet Haskon.

Vetëm me vëllain jeni në Gjermani, apo keni edhe familjen?

Jo, vetëm me vëllain. Mamaja ime ka ndërruar jetë, ndërsa me babain kam 5 muaj që nuk kam asnjë kontakt.

Pse, ku është babai juaj, nuk e di që jeni në Gjermani?

Im atë ndodhet në Greqi. Jemi zënë në fakt, nuk kemi folur fare gjatë kësaj kohe. Ai e di që jam në Gjermani, por nuk kemi asnjë lloj kontakti.

Sa shpresa keni që të qëndroni dhe të mos ju kthejnë sërish në Shqipëri?

Nuk na kthejnë pasi ne tashmë kemi lejen e qëndrimit. Na kanë dhënë një shtëpi. Pra, nuk jetoj më në kamp, por në një apartament me 4 dhoma dhe me kushte të mira. Besoj se jemi ndër të paktët që kemi pasur këtë fat.

Sa shkon kuota që ju japin në muaj si azilkërkues?

Është 800 euro në muaj. Janë para të mjaftueshme për të jetuar mirë, por në fakt paguhem edhe nga menaxheri im. Ai e di që unë një ditë do të bëhem futbollist i madh. Pra, janë financa të shëndosha për një jetë të mirë. Edhe vëllai juaj luan dhe ka po aq shanse sa ju që të jetë pjesë e akademisë së Bilefeld… Po, e vërtetë. Ai luan me moshat te SV Rees. Ka po aq shanse sa unë që të jemi pjesë e Bilefeld.

Me avion u nisët, apo…?

Me avion.

Duke qenë se jeni të dy shumë të vegjël, nga i siguruat paratë?

I kisha gjendje, nga kursimet e mia.

Në çfarë faze janë bisedimet?

Do t’i nënshtrohem një prove dhe mendoj se firma nuk do të vonojë. Besoj te vetja, e di që do të bëhem dikush. Dhe nëse arrini atë që synoni, kujt do t’ia dedikoni suksesin? Mamasë, e cila po më shikon nga lart.

Flet menaxheri: Bilefeld shfaqi menjëherë interes

Kris Terhart është “skauti”, i cili ka marrë në menaxhim dy vëllezërit Bilali, Elidonin dhe Erionin. Ish¬lojtari i Fortuna Duseldorf, trajner i ekipit ku u provua 18¬vjeçari dhe njëherësh zbulues talentesh i Arminia Bilefeld, në një deklaratë të dhënë për mediat vendëse, konkretisht “Rp¬online.de”, i cilëson të rinjtë tejet premtues.

Ai konfirmon se është pranë marrëveshjes me Biefeldin për t’i siguruar fillimisht provë Elidonit, si edhe të përfshijë në ekipet e moshave më të voglin, Erionin.

“Paraqitja e Elidonit, i cili shënoi katër gola në një miqësore, nuk ishte rastësi, pasi ai ka talent dhe dije futbollistike. Është i formuar, me fjalë të tjera. Janë futbollistë që premtojnë shpërthim. E meritojnë vërtet një shans në futbollin gjerman. Elidoni ka luajtur me U19 e Tiranës. Dhe unë mendoj se ai, por edhe vëllai do të kenë të ardhme”, thotë fillimisht ai.

“Bilefeld shfaqi menjëherë interes, ndërsa Paderborni u step disi. Por mendoj se firma nuk do të vonojë”, thotë në fund Terhart. /panorama/

 

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»