Ottmar Hitzfeld beson se Bayern Munich, Real Madrid ose Barcelona do ta fitojnë edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld beson se gjiganti i Bundesligës është një prej favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Por, ai pret që edhe dyshja Real Madrid e Barcelona të luftojë deri në fund.
“Bayern ka ekipin më të mirë ndonjëherë”, deklaroi Hitzfeld për “Stuttgarter Nachrischten”.
“Ata janë një prej favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin. Në teori, Guardiola mund të aktivizojë dy skuadra të nivelit botëror, kur të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë”, u shpreh ai.