Tiranë – Një ditë para ndeshjes me Francën, trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, deklaroi në një konferencë për shtyp, se skuadra shqiptare është përgatitur për të luajtur në mbojtje, duke shfrytëzuar kundrësulmet.
“Ndaj Francës nuk mund ta mbajmë shumë topin. Curri do të vendoset në mesfushë, pasi i shërben skuadrës. Vendosja e tij në mesfushë do të jetë për t`i dhënë hapësirë Telit në mbrojtje”, u shpreh Kuzhe.
Ndërkohë në koferencë mernin pjesë edhe dy mesfushorët Altin Lala dhe Lorik Cana. Lala, karikoi skuadrën duke thë se, “do të bëjmë maksimumin ndaj Francës”.
Ndërsa mesfushori i Lacios në Itali, Lorik Cana, tha se Franca ka kualitete, por skuadra shqiptare do të luajë me zemër. “Kam miq tek Franca, por mezi presim t`i mundim”, u shpreh ai, i cili më herët dha një intervistë edhe për Federatën Kombëtare të Futbollit të Francës, ku tha se në ndeshjet e mbetura “kuqezinjtë” synojnë të fitojnë edhe 6 apo 7 pikë.
Rezultatet e deritanishme të Shqipërisë, sipas Canës, janë të pranueshme. “Në katër ndeshjet e fundit mund të marrim 6 apo 7 pikë. Është synim i madh, por mendoj se mund të arrihet”,tha ai duke shtuar se, “nëse përfundojmë këto eliminatore me 14 pikë, do të ishte historike për Kombëtaren e Shqipërisë”, përfundoi intervistën Cana, ish-lojtar i skuadrës franceze të Olimpikut të Marsejës.
Ndeshja kundër Francës, e vlefshme për grupin “D” në fazën e eliminatoreve për Europianin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, do të luhet nesër në orën 21:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Në grupin D Shqipëria ka arritur të grumbullojë 8 pikë në 6 ndeshje, duke u renditur në vend të 5-të me 2 fitore, 2 humbje dhe dy barazime.
Në ndeshjen e fundit të luajtur për këtë kompeticion, Shqipëria humbi në Bosnje me rezultatin 2-0, ndërsa Franca ka arritur një barazim në Rumani.
– Grupi D
Franca 6 ndeshje 13 pikë
Bjellorusia 7 ndeshje 12 pikë
Bosnja dhe Hercegovina 6 ndeshje 10 pikë
Rumania 6 ndeshje 8 pikë
Shqipëia 6 ndeshje 8 pikë
Luxemburg 7 ndeshje 1 pikë