Tiranë – Falë një goli të realizuar nga Sebino Plaku (asist i Halim Begajt) në minutën e 68-të, Flamurtari fitoi 1-0 me Kastriotin, në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të Kategorisë Superiore.
Ky ishte goli i gjashtë i Sebino Plakut me fanellën e Flamurtarit dhe i nënti këtë sezon, së bashku dhe me ato të shënuar te Tirana.
Për Flamurtarin, që ruajti dhe këtë javë kryesimin i vetëm, tashmë në kuotën e 59 pikëve, bëhet fjalë për fitoren e 14-të në po aq jave në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.
– Kategoria Superiore, java e 27-të
Të shtunën, 9 prill 2011:
Flamurtari – Kastrioti 1-0
Shënues: Plaku 68′
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Skënderbeu – Shkumbini (19:00)
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Të dielën, 10 prill 2011:
Elbasani – Besa (14:00)
Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan
Bylis – Teuta (15:00)
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Të hënën, 11 prill 2011:
Tirana – Laçi (16:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Vllaznia – Dinamo (16:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
– Renditja
Nr. Skuadra N F B H Gsh-Gp Pikë
1. Flamurtari 27 19 2 6 51-18 59
2. Skënderbeu 26 17 4 5 40-20 55
3. Vllaznia 26 12 8 6 28-19 44
4. Laçi 26 13 4 9 37-28 43
5. Tirana 26 9 11 6 29-21 38
6. Dinamo 26 10 7 9 37-32 37
7. Shkumbini 26 9 5 12 34-42 32
8. Kastrioti 27 7 9 11 26-36 30
9. Teuta 26 7 8 11 23-29 29
10. Bylis 26 8 3 15 34-45 27
11. Besa 26 6 8 12 21-34 26
12. Elbasani 26 4 3 19 24-60 12(-3)